Edukimi i Te Rinjeve ne Shoqerite Tradicionale

Posted by & filed under .

Ne shoqerite tradicionale, edukimi dhe arsimimi i individit nuk perbente nje rast te izoluar te jetes se tij, por nje gjendje qe zgjaste ne te gjithe jeten e individit, e cila fillonte qe nga lindja e tij e mbaronte me vdekjen e tij. Dhe ky ishte qellimi kryesor i edukimit. Domethene, te ndihmoje njeriun gjate kalimit te tij ne jete ne menyre qe te ishte sa me i ndergjegjshem dhe me i pergjegjshem, por edhe ta pergadiste per braktisjen e botes fizike, nivelit te tij material, pa frike dhe padituri.

Ky edukim nuk kufizohej vetem ne kuadra te rrepte formimi, por perqafonte te gjitha aktivitetet kulturo – shoqerore dhe ndikonte vendosshmerisht ne formimin e karakterit te individit. Ishte nje procedure qe sikur thame dhe me lart nuk mbaronte kurre, por aktivizonte te gjitha mundesite shpirterore, mendore, psikologjike dhe natyrale. Pra ishte nje procedure integrimi dhe shenderrimi rrenjesor.

Para se te merremi me temen e vete edukimit, le te kujtojme mesimdheniet qe ekzistonin ne lidhje me Qenien njerezore ne shoqerite tradicionale. Si me udheheqes Sintezen Shtateshe, ashtu edhe me mesimin mbi Tre Botet, shikojme nje konceptim natyral mbi ekzistencen e njeriut dhe rolin qe ka ai per te shprehur ne zhvillimin dhe ecurine e tij, por edhe ne ate qe i perket te gjithe krijimit.
Institucioni i Mistereve, shkollat e filozofise dhe ne pergjithsi kontakti qe ekzistonte me natyren dhe Ligjet jetedhenese te saj, i jepnin njeriut nje mundesi per te pasur nje koncept sferik per Boten, koncept te cilin do ta shprehte ne te gjithe sektoret e veprimeve te tij.
Platoni tek ‘’Ligjet’’ flet per njeriun dhe e pershkruan si nje kafshe te zbutur qe nese merr edukimin e duhur mund te behet ‘’ qenie hyjnore dhe superiore’’ , ne rast te kundert mund te shenderrohet ne ‘’ kafshen me te eger qe ekziston mbi toke’’. Gjtihashtu na thote se republika me ligjet e saj duhet te modifikoje edukimin e femijeve dhe te rinjeve qe nga vitet e para te jetes se tyre, me qellim te vetem , te formoje qe nga mosha feminore , njerez virtuoze, te dhuntuar me dituri dhe drejtesi , ne menyre qe te behen qytetare perfekte, te cilet do te jene te afte dhe te sundojne por edhe te sundohen drejt.
Gjithashtu referencat e njerezve te mencur te lashtesie ashtu si : Pitagora, Platoni, Plutarku, por edhe nga traditat e popujve si per shembull te Indianeve, shikojme se jepej nje rendesi shume e madhe ne momentin e shtatzanise, ne gjendjen qe nga niveli fizik e deri tek ai shpirteror i prinderve te femijes, dhe jetes dhe perjetimeve te se emes gjate periudhes se shtatzanise.
Ne shumicen e qyteterimeve tradicionale, gjejme shume elemente te perbashket ne jeten dhe edukimin e femijeve.
Keshtu shohim se deri ne moshen 6 vjecare, femija jeton ne shtepi, afer se jemes ose te dados nga te cilat merr dhe mesimet epara – pajime per jeten. Nepermes miteve, perrallave, lojrave por edhe me shembullin e personave te afert, formohej nje karakter fillestar dhe keshtu fillonte te konceptonte jeten.
Platoni tek ‘’Ligjet ‘’ e tij propozon rregulla konkrete mbi edukimin e femijeve te moshes nga 3 – 6 vjec. Thote se ne kete moshe, femijet kane nevoje per argetim dhe lojra, por eshte edhe momenti ne te cilin duhet te mesojne rregulla sjelljeje, nje disipline fillestare, dhe ndeshkimi i cili nuk duhet te arrije ne ekstreme jane disa nga gjerat qe duhet te perdoren nga edukatoret. Gjithashtu thote se te gjithe femijet e kesaj moshe duhet te mblidhen ne tempujt e qytetit te tyre dhe te kene nje kontakt me te Shenjten. Duhet te ekzistoje nje mbikqyres qe do te kete pergjegjsine dhe pushtetin per te ndeshkuar femijet nese nevojitet. Deri ne plotesimin e 6 viteve jete, femijet duhet te ishin te gjithe se bashku. Pasi te arrijne kete moshe, atehere djemte duhet te ndahen nga vajzat. Por megjithate , sipas Platonit, te dyja palet duhet te sterviten me armet. Djemte do te mesojne te kalerojne, hark, hedhje heshtash dhe llastiqe. Ndersa vajzat mund te ushtrohen ne teori dhe ne perdorimin e armeve.
Ne vazhdim i referohet dy mesimeve kryesore qe duhet te jepen: gjimnastiken, qe ndihmon ne zhvillimin e trupit dhe te trimerise, dhe muziken, qe ndihmon ne kultivimin e shpirtit te njeriut. Muziken e ndan ne dy pjese: ne vallezimin dhe mundjen. Ne vallezim duhet te behet nje imitim i levizjeve qe meritojne te imitohen, ashtu sikur jane vallet me arme te Kuriteve ose te Dioskureve. Ne mundje kemi lodhjen e trupit fizik, jo me synim e vetem fitoren, por edhe fitmin e menyrave fisnike, forces trupore dhe shendetit. Nuk duhet te harrojme gjithashtu se lufta ishte nje gjendje e shume e zakonshme per ate epoke dhe ishte dicka natyrale qe te donin te stervitnin femijet ne menyre qe te mund te mesoheshin me perplasjet, dhimbjet dhe armiqte. Gjithashtu femijet duhej te mesonin dhe te benin sherbesa per te gjithe Perendite, duke kaleruar te armatosur dhe duke bere lutjet e nevojshme.
Tek ‘’Republika’’ e Platonit , edukimit te rojtareve te ardhshem i dedikohet nje pjese e madhe. Femijet duhet te edukohen me mitet, muziken dhe gjimnastiken e pershtatshme, ne menyre qe te zhvillojne te gjitha virtytet e tyre si te : trimerise, guximit, prudences dhe ndjenjes se drejtesise.
Nese do te shqyrtonim tani sistemin e edukimit ne Greqine e lashte do te shohim se boshti i ketij sistemi leviz ne dypoleshin gjimnastike – muzike qe ndikon ne zhvillimin e te gjithe personalitetit te femijes.
Ne Sparte edukimi ishte vendosur me dekretet e Likurgut. Nje edukim i perbashket per te gjithe femijet, qe jetonin dhe edukoheshin ne menyre kolektive nen kujdesin e shtetit. Familja nuk kishte te drejte te edukonte femijen e saj ashtu sikur donte pasi te arrinte moshen 7 vjec, por deri ne ate moshe kishte te drejte te merrej vete me femijen. Pas moshes 7 vjecare, pergjegjsine per femijet e kishte shteti. Nga ana letrare mesonin te domosdoshmet, pasi gati i gjithe edukimi i tyre bazohej ne sherbimin absolut ushtarak te saj te shtetit te organizuar spartan.
Likurgu kishte dekretuar ‘’ Me te moshuarit Spartane duhej te mbikqyrnin edukimin e femijeve’’. Femijet viheshin ne ushtrime shume te lodhshme, te cilat mbikqyrnin Pedonomet, qytetare te Spartes qe kishin dalluar per guximin, trimerine dhe jeten e tyre virtuoze.
Fitimi i virtyteve luftarake ashtu si trimeria, vetesakrifikimi, disiplina, rezistenca kundrejt lodhjes, urise, etjes, pritja, prudenca, respekti kundrejt qeveritesve dhe me te moshuarve, por akoma dhe ushtrimi i tyre ne dinakeri, ishin disa nga qellimet e ketij edukimi kolektiv. Ksenofoni shkruan se Likurgu u lejonte femijeve te organizonin vjedhje ushqimesh, pasi me qellim nuk i ushqenin mjaftueshem ne mencat e perbashketa. Keshtu mesoheshin te vigjilonin neteve, te bejne prita, te mashtrojne ne menyre qe te arrijne te vjedhin ushqimet. Keshtu zhvillonin nje aftesi te madhe sajimi qe do ti ndihmonte gjate jetes se tyre si te rritur.
I ngjashem ishte edhe edukimi i vajzave ne Sparte. Ushtrimi i tyre ne ndeshjet e mundjes, heshtave, vrapimi, deri ne moshen 20 vjecar (para marteses), dhe zhvillimi i ndjenjes se nderit dhe te detyres, kishte si qellim te beheshin te shendetshme dhe te fuqishme, ne menyre qe te ishin te afta ti ofronin shoqerise qytetare te denje.
Ne Athine per edukimin fillestar, qe ishte privat, ekzistonin shkollat inferiore te quajturat Didaskalite ose Mesimtoret. Ekzistonin Gramatiket qe jepnin mesimet e shkrimit dhe te leximit, Kitaristet qe u mesonin muziken, Pedotrivet qe u mesonin gjimnastiken, Kritiket qe kishin pergjegjsine e interpretimit te teksteve te lashte, dhe Aritmetiket dhe Gjeometret qe u mesonin elementet fillestare te aritmetikes dhe te gjeometrise. Nuk ekzistonte ndonje dekret i shtetit qe te modifikonte keto programme mesimdhenjeje, pasi ato bazoheshin tek traditat. Qellimi i ketyre programeve mesimesh ishte shpalosja harmonike e moralit te femijes dhe rolin kryesor ne kete sektor e kryente leximi dhe mesimi permendesh i poezive dhe miteve shembullore.

Mbi temen e miteve, Platoni ben nje referim te gjere tek ‘’Republika ‘’ e tij, dhe thote se eshte nje pergjegjsi e menjehershme e qeveritareve te zgjedhin se cilet nga mitet do te mesojne femijet ne menyre qe , qe nga mosha feminore te filloje dhe te ndertohet nje karakter virtuoz, qe me vone te jete nje i rritur dhe qytetar virtuoz.’’… Dhe mitet qe do te pranohen, duhet te detyrohen dadot e femijeve dhe nenat qe tju a thone femijeve ne menyre qe te fillojne te ndertojne me to, shpirtrat e tyre, qe eshte shume me e rendesishme se sa ndertimi i trupave me duart e tyre.
Gjithashtu nuk aprovon mesimin e detyrueshem te femijeve, duke thene se nuk mund te mesojme me nje menyre skllaverore njerezit e lire. Keshillon qe femijet duhet te mesojne me nje menyre te kendshme, duke luajtur, ne menyre qe edukatori te mund te dalloje prirjet natyrale te cdo femije. Jep shume me teper rendesi ne edukimin muzikor te femijeve, pasi me kete lloj edukimi, shpirti fiton ritem dhe harmoni, perjeton bukurine e natyres dhe te vetvetes, dhe behet ‘’ njeri dashamires’’.
Njerezit, per te dale me sukses ne jeten e tyre, per te qene te dobishem kundrejt shoqerise dhe qytetare te mire, kane nevoje qe te kene rregull, ritem dhe harmoni ne mendimet e tyre, ne fjalet dhe ne veprat e tyre. Keto elemente i jep muzika. Per kete arsye femijeve u nevojitet edukimi mbi keto elemente.
Gjimnastika nga ana tjeter ka te njejtin rol edukues ne lidhje me trupin, te cilin duhet te forcoje dhe ta drejtoje drejt trimerise, por edhe gjithashtu ruante te rinjte nga shtremberimet etike.
Plutarku me vone ne librin ‘’ Mbi edukimin e femijeve’’, i jep nje rendesi te vecante shembullit personal qe duhet te japin te rriturit femijeve. Mesuesit qe marrin persiper edukimin , na thote, duhet te jene njerez pa dobesi dhe tju frymezojne femijeve respekt dhe prirje per te imituar jeten e edukatoreve te tyre, qe duhet te jete virtuoze ne te gjitha drejtimet.
Na thote tre elementet qe duhet te bashkekzistojne per nje jete absolute virtuoze, qe jane: natyra, vesi dhe logjika, qe u korrespondojne tre boteve, te trupit, te psikise dhe te mendjes.
‘’ … pasi natyra pa pergaditjen shpirterore eshte dicka e verber, por edhe pergaditja shpirterore pa natyren eshte e manget, dhe ushtrimi pa asnjeren nga te dyja eshte dicka e kote. Ashtu sikur ndodh me bujqesine, qe fillimisht toka duhet te jete pjellore, dhe pastaj kultivuesi duhet te dije, dhe me pas farat duhet te jene pjellore, dhe me te njejten menyre toka ngjan me natyren, edukatori ngjan me bujkun, dhe farat me mesimet keshilluese dhe udhezimet.’’
Gjithashtu thekson se qendra dhe qellimi i edukimit duhet te jete filozofia, qe eshte i vetmi ilac efikas per semundjet dhe pasionet e Shpirtit.
Ne Kreten Minoite shikojme nje sistem edukues te ngjashem me ate te qyteteve te tjera greke, sistem i cili perbehej nga 3 cikle. Cikli i pare kishte te bente me edukimin e femijeve, permbante mesimin e gjuhes, se shkrimit, muzikes dhe vizatimit. Dy ciklet e tjera kishin te benin me mosha me te medha, qe nga adoleshenca e me tej, dhe permbanin matematike, astronomi, arkitektonike, simbolologji, mjekesi – ilacologji.
Ne ciklin e pare, nje vend shume te rendesishem kishin hymnet qe ftonin ose hymnonin Perendite, epopete e heronjeve dhe kenget mortore ose te gezuara.

Mjedisi familjar ashtu si dhe ai shoqeror kishte nje influence te madhe mbi Minoitet e rinj, dhe keshtu ekzistonte nje respekt i madh kundrejt te moshuarve qe kishin pergjegjsine e edukimit te femijeve. Kreta kishte nje qyteterim ku edukimi i djemve dhe vajzave ishte pak a shume i njejte. Keshtu pervec mesimeve teorike, ne hark, gjueti, ne perdorimin e armeve, vallezime te shenjta, vrapime, ndeshje me kuaj, mundje dhe boks.
Ekzistonin ‘’Pedagogjiket’’ ne te cilat femijet u initaciononin ne te gjitha aktivitetet shoqeroro – politike te komunitetit, dhe behej sipas sektoreve te veprimit te cdo klase shoqerore dhe zejtarie profesionale.
Nepermes procedurash te vecanta initacionuese te kalimit nga mosha feminore ne adoleshence dhe me pas ne ciklin e te rriturve, individi duhej te shenderrohej ne nje pjese perfekte dhe aktive te shoqerise. Ne Krete, paralelisht me zejtarite e shenjta te Ciklopeve, Daktileve dhe te Kuriteve per initacionimin e burrave, ekzistonin dhe vellazerite e shenjta te Egjeve, Arkteve dhe te Bleteve, per initacionimin e femrave.
Ne Egjipt ashtu si edhe ne te gjithe popujt e Lindjes, ekzistonte keshilli Klerikal i cili kishte pergjegjsine e edukimit te femijeve.
Njohja e leximit dhe te shkrimit ishte njohuria kryesore ne shkollat e Zyrtareve, e cila perbente dhe nje klase shoqerore. Paralelisht merrnin mesime matematike, letrare, muzike dhe gjimnastike. Edukimi merrte sidomos formen e keshillave prinderore. Mesuesi me nxenesin kishin nje lidhje qe i ngjante lidhje Prinder – femije.
Femijet e familjeve aristokrate kishin edukatorin e tyre, ndersa ne familjet e varfera, ishte babai ai i cili u mesonte femijeve profesionin e tij dhe nena ajo e cila kishte pergjegjsine per pergaditjen e te bijave per moshen e rritur te tyre. Shkolla Egjiptiane ishte e lidhur ngushte me konceptet dhe adhurimet fetare, ashtu si edhe cdo aktivitet tjeter i Egjiptianeve, qe kishin aftesine e te dalluarit te Zotit ne gjithcka qe kishin perreth.
Edukimi kishte si qellim per te pergaditur Kleriket e ardhshem , zyrtaret me te larte drejtues, shkruesit dhe shkencetaret. Femijet pas testeve te gjata hynin ne moshen 10 vjecare ne shkollat e ndryshme, ku studjonin deri ne moshen e adoleshences.
Duke kaluar nga kontinenti Amerikan dhe me konkretisht ne qyteterimin e Inkas, shikojme se edukimi ishte i ndryshem per cdo klase shoqerore. Fisniket edukoheshin ne Yachaihuasis (Shtepite e Dijes) qe kishin te benin me djemte. Dhe ne Acclahuasis (Shtepite e Virgjereshave Diellore) edukoheshin vajzat. Aty pergaditeshin te rinjte qe ne te ardhmen do te ndihmonin ne qeverisjen e Perandorise. Studjimet zgjasnin 4 vite. Jepej me shume rendesi filozofise, teologjise, politikes dhe qeverisjes se popujve. Gjeografia, matematika, mekanika dhe financa ishin gjithashtu lende te rendesishme. Per formimin e karakterit ekzistonin mesimet e muzikes, poezise dhe teatrit.

Klasat popullore merrnin edukimin e tyre nga prinderit. Kur ata venin ne pune, Pleqte e komunitetit merrnin persiper femijet dhe kishin te drejte ti ndeshkonin, ti korigjonin dhe ti keshillonin. Me vone, mesuesi i armeve, u jepte nje edukim paraushtarak djemve, ku njekohesisht ata punonin ne ara dhe ofronin sherbimet e tyre komunitetit.
Ne Ameriken Veriore edukimi merr nje karakter pak me ndryshe, per arsye te ndertimit dhe te organizimit te fiseve qe nuk jane shtete te organizuara si ato qe kemi pare deri tani.
Indiani shprehet nepermes jetes se tij, zakonet dhe tradita e tij, virtyte si ai i lirise dhe i kontaktit te tij te menjehershem me Natyren. Kupton vetveten si nje pjese te pandare te Natyres dhe shikon gjithkund perreth tij shprehjen e nje Qenieje Superiore, te Zotit.
Ne te gjithe fiset Indiane, prinderit u jepnin nje kujdes dhe nje dashuri te madhe femijeve te tyre. Babai pergadiste nje djep druri i cili destinohej te behej krevati i levizshem i foshnjes deri sa te arrinte te ecte.

Papuze (femija), kishte fillimisht nje emer feminor, te cilin me vone e nderronte me emrin qe do te mbante ne te gjithe jeten e tij. Kete emer e merrte ne betejen e tij te pare dhe ky emer shfaqte karakterin dhe menyren me te cilen perballoi veshtiresite e kesaj beteje.
Kishin lojra te ndryshme per djemte, kalerim dhe qitje, ndersa per vajzat, kuklla, imitime te nenave dhe pergaditje per marrjen e pergjegjsise se familjes se tyre. Gjithashtu mesonin not dhe vozitje.
Ne shume fise ekzistonin disa statuja te vogla qe shfaqnin perendi, te cilat shperndaheshin ne rituale te caktuara dhe keshtu traditat e shenjta te fisit, nguliten thelle ne zemren e femijeve.
Eshte gabim nese mendojme se femijeve te Indianeve u mungonte nje udheheqje superiore. Nje gje e tille realizohej me ane te leksioneve etike, ndersa ndeshkimi trupor ishte jashtezakonisht i rralle.
Rendesi e madhe i jepej gjahut dhe stervitjes luftarake pasi te dyja ishin pjese te pandara te jetes dhe te mbijeteses se tyre. Qe te vegjel mesonin veset e kafsheve dhe menyren me te cilen mund te zbulonin gjurmet e tyre. Mund te ndiqnin nje kafshe me ore te tera me kembengulje dhe durim deri sa te arrinin ta fusnin ne kurth.
Rreth moshes 15 vjecare , djemte merrnin persiper nje agjerim dhe nje pagjumesi vetmuese, gjate se ciles udhezoheshin nga totemi i tij, ose shpirti magjik, ne lidhje me ecurine e tij te ardhshme. Edhe vajzat kalonin nje test te ngjashem ne moshen trembedhjete vjecare, qe shenjon kalimin ne ciklin e te rriturve.
Duke plotesuar kalimin ne disa nga qyteterimet me te rendesishem dhe karakteristike te lashtesise, te bazuar ne modele tradicionale zhvillimi, shikojme shume ngjashmeri ne sektorin e edukimit.
Ndoshta me e rendesishmja qe mund te theksojme, eshte se femija qe nga mosha feminore e tij duhet te perjetoje ato elemente te cilet do ta ndihmojne dhe do te nxisin per tu bere nje qytetar i pergjegjshem dhe i ndergjegjshem.
Edukimi ashtu sikur thame dhe me lart, kishte te bente me te gjithe personalitetin e individit, me qellim per ta pergaditur ate te pranoje ne momentin e pershtatshem, nepermes testeve te stilit initacionant, Shpirtin.
Ne shoqerite e sotme, te cilat   nuk jane tradicionale, si edukim nenkuptohet grumbullimi i informacioneve mendore qe nuk e ndihmojne njeriun ne asgje mbi zhvillimin e tij, por perkundrazi e udheheqin ne rruge qorre te modelit individual por edhe kolektiv.

Filozofet e lashte thonin se   Dituria eshte Drite dhe se Drita mund Erresirat. Vetem ne kete menyre dhe me kete lloj edukimi, erresirat e vetes sone shtazore (Uni Kafshesor) mund te shenderrohen ne nje shkelqim te Ndergjegjes tek te gjitha qytetaret.